Telegrafi

Zyrtare: Gentian Mezani jep dorëheqje nga Gjilani

Gentian Mezani dhe SC Gjilani kanë ndarë rrugët pas një bashkëpunimi rreth dy vjeçar.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e skuadrës gjilanase në rrjetin social Facebook.

Ka qenë trajneri Mezani i cili ka reflektuar pas dy humbjeve radhazi dhe ka ofruar dorëheqjen nga posti i trajnerit.

Trajner i “Skifterave” në vazhdim do jetë Sallah Sherifi

Komunikata zyrtare nga SC Gjilani:

Pas ndeshjes derbi të zhvilluar dje, sot kryesia e klubit mbajti takim së bashku edhe me trajnerin Gentian Mezani, ku u analizua rrjedha e deritanishme e kampionatit.

Pas insistimit të trajnerit kryesia e klubit pranoi dorëheqjen e ofruar nga Gentian Mezani, i cili edhe në periudhen kur mungoi për shkaqe familjare, kishte ofruar dorëheqje por që nuk ishte pranuar.

SC Gjilani e falemnderon shumë trajnerin Mezani për punën dhe rezultatet e arritura së bashku në kampionatin e kaluar. Klubi i dëshiron suksese në karrierë Gentjan Mezanit.

Ekipin në ndeshjet në vazhdim do ta udhëheq Drejtori Sportiv Sallah Sherifi. /Telegrafi/