Telegrafi

Zyrtare: Genc Hamiti arrin marrëveshje njëvjeçare me Drenicën

(Foto: Facebook/FC Drenica - Faqja Zyrtare)

Drenica e ka transferuar mesfushorin ofensiv, Genc Hamiti, për sezonin e ardhshëm.

Në një njoftim të klubit në Facebook, thuhet se ai ka nënshkruar marrëvshej njëvjeçare, ndërsa do të prezantohet të hënën.

“Mesfushori-sulmues, Genc Hamiti i lindur me 21.09.1993 , është përforcimi i radhës i ekipit tonë. Ai është produkt i Shkollës së futbollit ‘Drenica’”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Genc Hamiti

“Hamiti ka arritur marrëveshje njëvjeçare me klubin dhe i njëjti është rikthyer në ‘shtëpinë e vjetër’ dhe njëhërit ‘shtëpinë e tij’ kuq e zi. 25-vjeçari do të prezantohet të hënën!”.

“Klubi po vazhdon me ritëm të lartë punën për kompletimin e skuadrës dhe ditëve në vijim do të informoheni edhe për përforcimet tjera”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/