Drenica e ka transferuar mesfushorin ofensiv, Genc Hamiti, për sezonin e ardhshëm.
Në një njoftim të klubit në Facebook, thuhet se ai ka nënshkruar marrëvshej njëvjeçare, ndërsa do të prezantohet të hënën.
“Mesfushori-sulmues, Genc Hamiti i lindur me 21.09.1993 , është përforcimi i radhës i ekipit tonë. Ai është produkt i Shkollës së futbollit ‘Drenica’”.
“Hamiti ka arritur marrëveshje njëvjeçare me klubin dhe i njëjti është rikthyer në ‘shtëpinë e vjetër’ dhe njëhërit ‘shtëpinë e tij’ kuq e zi. 25-vjeçari do të prezantohet të hënën!”.
“Klubi po vazhdon me ritëm të lartë punën për kompletimin e skuadrës dhe ditëve në vijim do të informoheni edhe për përforcimet tjera”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/