Telegrafi

Zyrtare: Gavazaj transferohet në Yenisey

Enis Gavazaj nuk do të jetë pjesë e Skënderbeu këtë sezon.

Mesfushori 23-vjeçar do të vazhdojë karrierën në Rusi te skuadra e Yenisey Krasnoyarsk.

Lajmi është bërë publik nga klubi rus nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Gavazaj së bashku me menaxherin Qorrmemeti kanë mbërritur në Rusi ku kanë takuar drejtuesit e klubit, të cilët kanë prezantuar futbollistin nga Prizreni si afrimin e ri.

Mësohet se Gavazaj është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Askush nuk mund të plotësonte kërkesën e Skënderbeut për 600 mijë euro, ndaj edhe korçarët pranuan huazimin me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Yenisey u ngjit këtë sezon në elitën ruse dhe do të kërkojë të ndërtojë një ekip dinjitoz. Behet fjalë për një klub të vogël në Siberi, në qytetin Krasnojdarsk.