Telegrafi

Zyrtare: Gary Cahill kalon te Crystal Palace

Ish-qendërmbrojtësi i Anglisë dhe Chelseat, Gary Cahill i është bashkuar me Crystal Palacen në një marrëveshje dy-vjeçare.

33-vjeçari me përvojë është bashkuar nga Chelsean, këtë verë pas shtatë sezoneve e gjysmë me Blutë.

Ai ka fituar shumë trofe me klubin, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë, dy tituj të Ligës Premier, dy kupa të Ligës së Evropës, dy Kupa FA dhe një Kupë e Ligës.

Ai karrierën e ka nisur me Aston Villan, ku ka luajtur në huazim edhe te Burnley.

Cahill ka bërë 61 paraqitje me Anglinë dhe 516 me klubin.

“Unë jam i kënaqur që jam këtu, mendoj se është një mundësi e mirë për mua që të vazhdoj karrierën time në Ligën Premier dhe për të luajtur në një ekip të mirë, emocionues. Këtu janë disa lojtarë shumë emocionues, të talentuar. Unë jam duke pritur për sfidën”, ka thënë ai.

Edhe trajneri Roy Hodgson është i lumtur që ka marr një lojtar si anglezi. /Telegrafi/