Gael Clichy është bërë me skuadër të re.
Mbrojtësi francez, Clichy është transferuar te nënkampioni i Turqisë, Istanbul Basaksehir.
Kjo e fundit ka bërë prezantimin e reprezentuesi të Francës duke publikuar një video në llogarinë zyrtare të klubit në Twitter, transmeton Telegrafi.
“Përshëndetje Basaksehir! Unë kam ardhur”, tha mbrojtësi i krahut të majtë, i cili ishte lojtar i lirë pas mbarimit të kontratës me Manchester Cityn.
Clichy më pas është kthyer në Angli, ku do të marrë edhe pjesëtarët e tjerë të familjes. /Telegrafi/
#ClichyBasaksehirde pic.twitter.com/IiVbhGK9du
— RAMS Başakşehir (@ibfk2014) July 6, 2017