Telegrafi

Zyrtare: Gabriel Jesus në Manchester City

Manchester City ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Palmeirasit, Gabriel Jesus.

Braziliani pranoi të bashkohet me Pep Guardiola gjatë afatit kalimtar të verës, por duke parë që trajneri spanjoll ka probleme me rezultate, ai kaloi sot në skuadrën angleze.

Gabriel shënoi 28 gola në 85 ndeshje për skuadrën braziliane, ndërsa ka shënuar pesë herë në gjashtë ndeshje për Brazilin, transmeton Telegrafi.

“Dua të fitoj tituj dhe Manchester Citym pasi që është një klub që lufton për fitore”, tha ai për ueb-faqen zyrtare të Cityt.

Gabriel do të veshë fanellën me numër 33 dhe mund të debutoj në takimin e së shtunës kundër Tottenham Hotspurs. /Telegrafi/