Site icon Telegrafi

Zyrtare: Frenkie De Jong humbet Euro 2024 shkaku i lëndimit

Kombëtarja e Holandës ka konfirmuar se ylli i Barcelonës, Frenkie De Jong nuk do të paraqitet në Euro 2024 shkaku i lëndimit.

“Frenkie De Jong nuk do të marrë pjesë në Euro 2024. Ne jemi me ty, Frenkie”, thuhej në njoftimin zyrtar të Holandës në platformën X.

Përmes Instagramit, De Jong e shpërndau fotografinë e njëjtë që Holanda e përdori duke shënuar se është i mërzitur dhe i zhgënjyer që nuk do të arrijë të luajë në Euro 2024.

“Ne kemi bërë shumë punë gjatë javëve të fundit, por kyçi im i këmbës ka nevojë për më shumë kohë fatkeqësisht. Është një ëndërr dhe nderi më i madh që të përfaqësoj shtetin tim në një garë. Të vesh fanellën e portokalltë, të këndoj himnin dhe ta ndjej mbështetjen e të gjithë shtetit”.

“Por tani, njësoj si tërë tifozët, unë do të brohoras për ekipin nga tribunat. Le të shkojmë djema”, ka shkruar De Jong.

De Jong ishte duke u rikuperuar për shkak të një lëndimi që kishte pësuar në humbjen ndaj rivalit Real Madridit, ndeshje ajo e cila i zbehu praktikisht të gjitha shanset që blaugranasit të luftojnë për titull në La Liga./Telegrafi/

Exit mobile version