Telegrafi

Zyrtare: Frattesi, lojtar i ri i Interi

Interi ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e mesfushorit Davide Frattesi nga Sassuolo të enjten në mbrëmje.

23-vjeçari i bashkohet Nerazzurrëve në një marrëveshje fillestare huazimi 12-mujore me detyrim blerje nga shkurti 2024 e tutje.

Kontrata e tij do të zgjasë pesë vjet deri në verën e vitit 2028.

Frattesi do të fitojë një pagë vjetore prej rreth 2.8 milionë euro gjatë qëndrimit të tij në San Siro.

Frattesi, i cili u ngjit në radhët e të rinjve të Lazios dhe Romës, iu bashkua Sassuolos në vitin 2017, përpara se të dërgohej tre herë në huazim te Ascoli, Empoli dhe Monza.

Që atëherë, ai ka regjistruar 72 paraqitje për Sassuolo, përfshirë 26 gjatë sezonit 2022-23, në të cilin ai shënoi shtatë gola./Telegrafi/