Franck Kessie edhe zyrtarisht është një futbollist i gjigantit katalunas Barcelonës.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë prej kohësh kishte arritur marrëveshje personale me Barcelonën, por zyrtarizimi ka ardhur vetëm sot.
✍️ Barça sign Franck Kessie until 2026!
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 4, 2022
Kessie ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me katalunasit dhe tanimë është prezantuar në faqen zyrtare të klubit.
Barcelona i ka vendosur edhe një klauzolë largimi e cila është hiq më pak se 500 milionë euro.
𝐈𝐓'𝐒 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋! 😏
Welcome, Kessie! 💙❤️ pic.twitter.com/wG051AUnpT
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 4, 2022
Prezantimi zyrtar i Kessiet do të bëhet të mërkurën ku ai do të mbajë edhe një konferencë për shtyp së bashku me presidentin Joan Laporta.
26-vjeçari largohet nga Milani pas plot pesë vitesh qëndrim në San Siro, derisa Barcelonës iu bashkua si transferim i lirë. /Telegrafi/