Telegrafi

Zyrtare: Florian Kamberi huazohet te Hibernian

Sulmues shqiptar, Florian Kamberi i është bashkuar klubit skocez Hibernian në formë huazimi nga Grasshopper.

Lojtari do të jetë në Skoci deri në fund te sezonit.

“Jam shumë i lumtur që jam bashkuar me klub. Një mundësi e madhe për mua që të punoj me një trajner të madh dhe një klub të tillë”.

“Jam i kënaqur me kushtet. Kemi një qendër stërvitore të shkëlqyer, skuadra është shumë e fortë dhe luan futboll të mirë”.

“Loja që luan ekipi më përshtatet dhe shpresoj që të shënojë gola”, ka thënë Kamberi në intervistën e tij të parë.

Ai do të jetë gati për ndeshjen e radhës dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Neil Lennon.

Kamberi  për dy javë është stërvitur me klubin dhe e ka impresionuar trajnerin me paraqitjet e tij në stërvitje. /Telegrafi/