Ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës’89 do të zhvillohet më 24 maj.
Kjo përballje do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Këto dy skuadra u kualifikuan në finale, pasi i kaluan me sukses dy sfidat gjysmëfinale kundër Ballkanit, përkatësisht Vëllaznimit.
Feronikeli synon trofeun e tretë të kësaj gare, pasi e ka fituar atë dy herë radhazi në vitet 2014 e 2015.
Në anën tjerët Trepça’89 synon ta fitojë këtë trofe për herë të dytë, pasi për herë të parë iu kishte gëzuar kupës në vitin 2012. /Telegrafi/