Feronikeli ka vazhduar me transferime gjatë afatit kalimtar veror, teksa ka kompletuar edhe një nënshkrim.
Mesfushori, Argjend Bardhi, është rikthyer te klubi i Feronikelit duke u bërë kështu transferimi më i ri i klubit nga Drenasi.
Bardhi rikthehet në klub për të përforcuar mesfushën në sezonin e ri, teksa edicionin e fundit ishte pjesë e KF Drenicës.
Afati kalimtar i verës ka qenë tejet i ngjeshur për Feronikelin duke ofruar emra të mëdhenj të futbollit, e ndër ta edhe Bardhin.
Argjend Bardhi ka folur edhe për faqen e klubit, duke thënë premtuar maksimumin e tij në secilën ndeshje.
“Ju premtoj maksimumin tim, jam i lumtur që jam rikthyer te Feronikeli dhe shpresoj që të arrijmë objektivat e klubit”.
“Synojmë pozitën e parë dhe për atë pozitë nuk do të kursej asgjë nga vetja ime”, tha Bardhi për faqen e klubit.
Më parë Feronikeli ka nënshkruar edhe me lojtarë si Bedri Greca, Ilir Avdyli, Marko Milickovic dhe brazilianin Marclei Cesar Chaves. /Telegrafi/