Telegrafi

Zyrtare: Feronikeli transferon sulmuesin brazilian, Marclei

Foto: KF Feronikeli/Facebook

Feronikeli ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos.

Klubi nga Drenasi ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit të ri 2020/21 në Ipko Superligën e Kosovës.

Pas nënshkrimit me Ilir Avdylin, Besmir Bojkun dhe Bedri Grecës, Feronikeli ka nënshkruar edhe me një sulmues brazilian.

Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian, Marclei, i cili është 31-vjecar dhe ka bërë karrierë në klube të ndryshme jo-evropiane.

Njoftimi pa ndërhyrje i Feronikelit

FC Feronikelit i është bashkuar edhe një Brazilian në radhët e veta.

Bëhet fjalë për sulmuesin Marclei Cesar Chaves Santos, i cili sot ka firmosur me klubin për të ju bashkuar objektivave të klubit tanë.

Marclei është i lindur më 8 qershor 1989 në Bahia të Brazilit, është i gjatë 185cm, me pozitën natyrale të tij në qendër të sulmit.

Qendërsulmuesi i është bashkuar klubit, me ambicjen e vetme për ta rikthyer FC Feronikelin në kreun e tabelës dhe për pjesëmarrje në garat evropiane.

Ardhja e Marclei edhe një herë tregon seriozitetin e Presidenti dhe Kryesisë, për një ekip fantastik që po e ndërtojnë për sezonin e ri.

Sulmuesi më parë ishte pjesë e skuadrave braziliane, si: Viktoria, Boa, ai ishte pjesë edhe e Mitra Kukar në Indonezi dhe Chonburi FC në Tailandë. Ai në FC Feronikeli vjen pas skuadrës braziliane, Bahia de Feira.

Marclei tashmë i është bashkuar ekipës dhe do të fillojë stërvitjet në momentin që ato lejohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe FFK.

/Telegrafi/