Telegrafi

Zyrtare: Feronikeli transferon edhe Përparim Islamin

Ish-kampionët e Kosovës, Feronikeli kanë vazhduar me përforcime për edicionin e ri.

Skuadra nga Drenasi fillimisht ka vazhduar bashkëpunimin me sulmuesin këmbëshpejtë Mendurim Hoti.

Ndërkohë Nikli ka fituar garën edhe për Mevlan Zekën e Lirisë duke e kthyer në Drenas.

Ndërkohë përforcimi i tretë për edicionin e ri është njëri nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Kosovë, Përparim Islami.

Lexo po ashtu Ekskluzive: Feronikeli rikthen Mevlan Zekën, vazhdon kontratën edhe me Mendurim Hotin

Islami kishte dy vite fantastike me fanellën e Trepçës ’89 ku u shpall edhe kampion i Kosovës vitin e kaluar.

Kësisoj Nikli blindon krahun e djathtë të mbrojtjes me një futbollist tejet cilësorë.

Prezantimi i lojtarit pritet të bëhet nga klubi gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/