Sulmuesi nga Shqipëria, Artur Magani do të jetë lojtari më i ri i klubit nga Drenasi, Feronikeli.
Feronikeli nuk ka të ndalur në këtë afat kalimtar veror pasi ka zyrtarizuar edhe lojtarin e pestë brenda dy ditësh.
I fundit që është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Niklit është sulmuesi nga Shqipëria, Artur Magani.
Magani sezonin e fundit luajti te Liria e Prizrenit, ku pati paraqitje të mira dhe shënoi 14 gola në ndeshjet e Superligës.
Gjatë ditës së mërkurë Industrialistët zyrtarizuan edhe dy mbrojtësit, Përparim Islami dhe Lapidar Lladrovci, të cilët erdhën nga Trepça ’89.
Edhe sulmuesi Mevlan Zeka nga Liria dhe Drin Lladrovci nga Drenica u konfirmuan si transferime të reja të skuadrës nga Rexhep Rexhepi.
Me këto përforcime, Nikli synon titullin kampion për sezonin e ri. /Telegrafi/