Telegrafi

Zyrtare: Feronikeli shkarkon trajnerin Klodian Duro

(Foto: feronikelifc.com)

Feronikeli ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Klodian Duro, kur kanë mbetur edhe katër xhiro drejt fundit.

Feronikeli aktualisht është në vendin e shtatë me 35 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga elita.

“FC Feronikeli, nëpërmjet kësaj komunikate për media, konfirmon që  ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin e klubit, Klodian Duro”.

“Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro”.

“FC Feronikeli falënderon trajnerin, Klodian Duro dhe i dëshiron sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme”.

“Drejtimin e klubit, tani në pozitën e kryetrajnerit, do ta marrë, Faruk Elshani”, thuhet në njoftimin e klubit.

Feronikeli në javën e ardhshme pret Trepçën ’89. /Telegrafi/