Telegrafi

Zyrtare: Feronikeli përforcon mesfushën me Alush Gavazajn

Pas përforcimeve të bëra në mbrojtje e sulm, Feronikeli ka rritur nivelin edhe në mesfushë.

Transferimi më i ri i Feronikelit është mesfushori Alush Gavazaj, i cili në stinorin e kaluar ka luajtur për Lirinë e Prizrenit.

Gavazaj është 23 vjeçar, megjithatë karriera e tij ka filluar shumë herët.

Përveç Lirisë, ai ishte pjesë edhe e Korabit të Peshkopisë, Tërbunit të Pukës, Tiranës, Bylis Ballsh dhe Shkëndijës së Tiranës.

Gavazaj në prezantim

Nga Liria te Feronikeli ka kaluar edhe sulmuesi Artur Magani, i cili më në fund e ka nënshkruar kontratën.

Feronikeli është duke punuar që këtë edicion të kthehet si favorit për ta fituar titullin.

Klubi nga Drenias ka dështuar të futet në Evropë prej se Kosova është pranuar me drejta të barabarta. /Telegrafi/