Site icon Telegrafi

Zyrtare: Feronikeli nënshkruar me mesfushorin malazez, Milos Krkotic

Milos Krkotic është zyrtarizuar si lojtari më i ri i kampionit aktual të Kosovës, Feronikeli.

Feronikeli ka qenë i zënë me ndeshje para-kualifikuese dhe kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe për këtë nuk ishte aktiv në afatin kalimtar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Feronikelit

Megjithatë, tani klubi nga Drenasi ka zyrtarizuar transferimin e një lojtari me përvojë.

Bëhet fjalë për malazezin, 31-vjeçarin Milos Krkotic, i cili ka një përvojë të madhe me klube, ndërsa ka edhe pesë paraqitje me kombëtaren.

“Feronikeli ka bërë përforcimin e radhës në këtë afat kalimtar veror, duke siguruar shërbimet e mesfushorit të Malit të Zi, Krkotic”.

“Krkotic, pozicionin natyral e ka mesfushor qendror, por i aftë të luajë edhe në krahun e majtë”.

“Milos Krkotic më parë ishte edhe pjesë e KF Kukësit, në Superioren e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Feronikelit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version