Site icon Telegrafi

Zyrtare: Feronikeli nënshkruan me sulmuesin Simonovski

Feronikeli ka arritur që ta përforcojë repartin ofensivë, pasi ka nënshkruar me një sulmues.

Edhe pse afati kalimtar për transferimin e futbollistëve është i mbyllur, Marko Simonovski është lojtari më i ri i Niklit, pasi maqedonasi ishte futbollist i lirë dhe ka të drejtë të nënshkruajë.

Ka qenë vet klubi nga Drenasi që ka zyrtarizuar ardhjen e tij, teksa ai tanimë është prezantuar me fanellën bardh e gjelbër.

28-vjeçari ka bërë karrierë edhe në elitën e futbollit rumun, teksa i gjithë dokumentacioni është kompletuar dhe ai ka të drejtë loje qysh në ndeshjen e sotme ndaj Arbërisë.

Njoftimi i plotë i klubit të Feronikelit:

FC Feronikeli konfirmon që ka kompletuar transferimin e futbollistit më të ri, sulmuesit nga Maqedonia, Marko Simonovski.

Klubi ka kompletuar dokumentacionin e Simonovskit dhe futbollisti është i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Arbërisë, që fillon prej orës 13:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Marko Simonovski është futbollist i lindur në Shkup, më 02 janar 1992, i gjatë 1.85cm dhe luan në pozitën e sulmuesit të qendrës.

Më parë, Simonovski ishte pjesë e skuadrave: Voluntari dhe Sepsi nga Romania, Lahiti, Shakhter, etj.

Ai, te FC Feronikeli është transferuar si futbollist i lirë, pas përfundimit të sezonit me Voluntarin. /Telegrafi/

Exit mobile version