Feronikeli ka vazhduar me transferime të reja në këtë afat kalimtar të dimrit, ndërsa i fundit që është transferuar është Keith Groeneveld.
Pas negociatave jo të lehta, FC Feronikeli e ka bindur qendërmbrojtësin, Keith Groeneveld, që t’i bashkohet skuadrës.
Qendërmbrojtësi ka luajtur në skuadra si Cape Town City FC, KV Mechelen dhe ishte pjesë e skuadrës së famshme belge, Standard Lige.
Groeneveld po ashtu ka qenë edhe pjesë e grupmoshave U18 të Përfaqësueses së Belgjikës dhe U20 të Afrikës së Jugut.
“Kujtojmë se futbollisti më parë ishte edhe njëri nga objektivat e Manchester United, madje, Van Gaal, ish trajneri i Unitedit kishte kërkuar nga klubi që të nënshkruanin më Groeneveld, ai ishte për teste edhe në Londër te ekipi i Arsenalit”.
“20 vjeçari me një gjatësi 1.90 cm i bashkohet klubit në këtë afat dimëror për të përforcuar skuadrën edhe më shumë. Groeneveld, përveç pozitës së qendërmbrojtësit luan edhe si mesfushor ofanziv”, thuhet në komunikatën e klubit. /Telegrafi/