Sulmuesi nga Liberia, Van-Dave Harmon është konfirmuar zyrtarisht si lojtari më i ri i kampionit aktual të Kosovës, Feronikelit.
Gjatë ditës, Telegrafi ka njoftuar ekskluzivisht arritjen e marrëveshje në mes të Feronikelit dhe ish-sulmuesit të Drenicës.
Pas disa orëve ka ardhur edhe zyrtarizimi nga vet klubi nga Drenasi, i cili e konfirmon transferimin e sulmuesit Van-Dave Harmon.
Njoftimi i Feronikelit:
Feronikeli ka bërë lëvizje në minutat e fundit të afatit kalimtar të janarit, duke u përforcuar fuqishëm në sulm.
Përforcimi i radhës në klubin e Feronikelit, është sulmuesi nga Liberia, Van-Dave Harmon.
Harmon ka qenë cak i shumë skuadrave nga Kosova dhe më gjerë, por vendosi që firmën ta vë në kontratën e Feronikelit.
Ai ishte pjesë e klubit të Drenicës, klub me të cilin i kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.
24-vjeçari shënoi gjashtë gola në 12 takime të zhvilluara, duke qenë njëri nga sulmuesit më të mirë në kampionat.
/Telegrafi/