Telegrafi

Zyrtare: Feronikeli 74 prezanton mbrojtësin shqiptar Stivian Janku

Feronikeli 74 ka vazhduar me prezantimin e transferimeve, ku kësaj radhe u njoftua transferimi i mbrojtësit shqiptar Stivian Janku.

Pasi shpëtuan në ndeshjen e barazhit dhe siguruan elitën, Feronikeli 74 fillimisht shtrëngoi radhët e veta duke afruar disa donatorë të njohur, ndërsa tani po bën afrimin e lojtarëve.

Fillimisht,  Nikli ka prezantuar ardhjen e dy futbollistëve nga Greqia, sulmuesit Nikolaos Ioannidis dhe mesfushorit Vasileios Karagkounis, ndërsa tani ishte radha e mbrojtësit Stivian Janku.

“Janku është afrimi i radhës i klubit për sezonin e ri. Futbollisti në Feronikel vjen nga skuadra shqiptare, Dinamo City”.

“Mbrojtësi ka shumë eksperiencë, ndërkohë që ka luajtur me skuadra si Partizani, Bylys dhe Egnatia gjithashtu 27 vjeçari ka paraqitje edhe për Kombëtaren Shqiptare”.

“Janku luan në qendër të mbrojtjes dhe është një vlerë e shtuar për ekipin tonë”, shkruan faqja zyrtare e klubit. /Telegrafi/