Site icon Telegrafi

Zyrtare: Feronikeli ‘74 kompleton transferimin e Borsellinit

Feronikeli ’74 ka njoftuar se ka transferuar zyrtarizsht portierin, Davide Borsellini.

Klubi nga Drenasi bëri të ditur se gardiani italian u është bashkuar nga Fushë Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tyre të plotë (pa ndërhyrje) të bërë në faqen e tyre zyrtare në Facebook:

Lexo po ashtu Zyrtare: Feronikeli 74 prezanton mbrojtësin shqiptar Stivian Janku

🧤 𝗕𝗲𝗻𝘃𝗲𝗻𝘂𝘁𝗼, 𝗕𝗼𝗿𝘀𝗲𝗹𝗹𝗶𝗻𝗶!

Davide Borsellini “gardiani” i ri i FC Feronikelit 74

FC Feronikeli 74 dhe Davide Borsellini kanë nenshkruar marrëveshjen për te siguruar portën për sezonin e ri.

Portieri 25 vjeçar ka qenë pjesë e Lecco, Paganese dhe Udineses në Itali, para se të vijë në janar te KF Fushë Kosova.

Borsellini ka qenë në radarin e klubit për disa muaj dhe me paraqitje të mira në superligën e Kosovës bindi drejtuesit e klubit ta afrojnë në skuadër.

Feronikeli i dëshiron suksese gardianit të ri, Davide Borsellini, me të porta padyshim që do të jetë më e sigurt. /Telegrafi/

Exit mobile version