Site icon Telegrafi

Zyrtare: Feronikeli 74 dhe Xhengiz Rexhepi ndajnë rrugët

Feronikeli 74 dhe trajneri Xhengiz Rexhepi kanë ndarë rrugët pas mbylljes së stinori vjeshtor.

Trajneri erdhi në fillim të sezonit në krye të klubit nga Drenasi.

Rexhepi e drejtoi Feronikelin 74 për 18 xhiro, duke arritur të mbledh 21 pikë dhe duke qëndruar në pozitën e shtatë.

Po ashtu Feronikeli 74 mbetet në garë edhe në Kupën e Kosovës.

Të dyja palët kanë konfirmuar se janë ndarë me marrëveshje, ndërsa tani pa vonuar Feronikeli do të kërkojë trajner të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version