Fernando Santos është trajneri i ri i Besiktasit, me veterani portugez që kthehet në punë pas shkarkimi nga Polonia, ku ishte përzgjedhës.
Trajneri i Fernando Santos njihet si kampion Evropian me Portugalinë në vitin 2016.
Lajmin për marrjen e postit te Besiktas e ka konfirmuar vet klubi i madh turk, ku luan edhe Milot Rashica aktualisht.
“Portugezi Fernando Santos është emëruar si trajner i ekipit tonë të futbollit. Ne e mirëpresim në shtëpinë e tij të re. Asistentët e Fernando Santosit janë Joao Carlos Viana Cunha Costa, Paulo Jose Ramos Mendes, Justino Fernando, Ricardo Miguel Candido de Sousa. Santos, Jorge Manuel Caetano do Rosario”, thuhet në njoftim.
Kulübümüzden Bilgilendirme
Futbol A Takımımızın Teknik Direktörlüğüne Portekizli Sayın Fernando Santos getirilmiştir.
Kendisine yeni evine hoş geldin diyoruz…
Fernando Santos'un yardımcılıklarını;
Joao Carlos Viana Cunha Costa, Paulo Jose Ramos Mendes, Justino Fernando,… pic.twitter.com/TUIZxACr3E— Beşiktaş JK (@Besiktas) January 7, 2024
Santos ka shërbyer si trajner i tri skuadrave më të mëdha të portugeze si Porto, Benfica dhe Sporting për periudha të ndryshme. /Telegrafi/