Telegrafi

Zyrtare: Ferizaj transferon Blend Bajraktarin

Ferizaj ka konfirmuar transferimin e Blend Bajraktarit.

Përmes jë komunikate zyrtare, klubi ferizajas bëri të ditur se janë bërë me gardian të ri.

Bajraktari ishte pjesë e Prishtinës në grupmoshat e reja, duke kaluar kështu te Ferizaj.

Më poshtë keni njoftimin e plotë:

FC Ferizaj nënshkruan me portierin Blend Bajraktari

Blendi së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës, ku kaloi gjitha grupmoshat, duke u shquar për talentin e madh.

Ne kemi nënshkruar kontratë profesionale me Blendin dhe njëherit i urojmë shumë suksese në fanelën tonë. /Telegrafi/