KF Ferizaj përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se futbollisti Erion Salihu është bërë zyrtarisht pjesë e tyre.
19-vjeçari ka bërë karrierë tek klubi i njohur zviceran Servette teksa është gjithashtu edhe pjesë e Kombëtares U19 të Kosovës.
Njoftimi i plotë i Ferizajt:
“Me kënaqësi, klubi ynë ju njofton për futbollistin e ri të mesfushës, Erion Salihu”.
“Erioni është vetëm 19 vjeç dhe ka një të ardhme shumë premtuese. Ai ka luajtur së fundmi me ekipin U19 të Servette në Zvicër, një klub i njohur për zhvillimin e talenteve të rinj”.
“Përveç angazhimit me Servette, Erioni është pjesë e Kombëtares U19 të Kosovës, duke treguar potencialin e tij edhe në arenën ndërkombëtare”.
“Ne jemi të sigurt se Erioni do të kontriboj shumë për ekipin tonë dhe do të ketë sukses në këtë aventurë të re”, thuhej në njoftimin e Ferizajt./Telegrafi/