Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ferati largohet nga Stuttgarti, ndërron dy skuadra brenda ditës

Arianit Ferati është transferuar zyrtarisht nga Stutgarti te Hamburgu, për 850.000 euro.

Mesfushori ofensiv është rritur në Stutgart dhe sezonin e fundit hodhi hapin e madh në karrierë, sepse u aktivizua në tre ndeshje me ekipin e parë në Bundesligë, përveçse luajti 17 ndeshje e shënoi tre gola me ekipin B, që merr pjesë në Bundesliga 3.

Kaq ka mjaftuar që talenti i tij të bjerë në sytë e Hamburgut, që tashmë e ka blerë, por nuk do ta mbajë këtë sezon, sepse menjëherë e ka huazuar për një sezon te Fortuna Dusseldorf në Bundesligën 2.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Ferati është prezantuar që sot në Dusseldorf, ku shpreson të vazhdojë rritjen dhe të luajë shumë ndeshje, për të bindur Hamburgun se ka bërë një investim vërtet me vlerë.

Duhet kujtuar se shqiptari me origjinë nga Kosova është pjesë e kombëtares gjermane U-19 dhe ka luajtur për të gjitha kombëtaret e moshave të Gjermanisë.

Exit mobile version