Telegrafi

Zyrtare: Fatjon Celani kalon te Malisheva nga SSU Politehnica Timisoara

Malisheva ka shtuar edhe një përforcim i ri, pasi në skuadrën që udhëhiqet nga Bylbyl Sokoli, është afruar Fatjon Celani.

Sulmuesi është transferuar nga klubi rumun SSU Politehnica Timișoara.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes faqes zyrtare në rrjetin social, Facebook.

“Fatjon Celani është përforcimi i radhës në klub.  Konfirmojmë kompletimin e transferimit të Celanit nga klubi Rumun SSU Politehnica Timișoara. Mirë se vjen Fatjon!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Celani ka bërë karrierë në Gjermani dhe Holandë me klube të nivelit më të dobët si Memmingen, Koblenz, Augsburg II, Steinbach dhe  Neustrelitz. /Telegrafi/