Malisheva ka shtuar edhe një përforcim i ri, pasi në skuadrën që udhëhiqet nga Bylbyl Sokoli, është afruar Fatjon Celani.
Sulmuesi është transferuar nga klubi rumun SSU Politehnica Timișoara.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes faqes zyrtare në rrjetin social, Facebook.
“Fatjon Celani është përforcimi i radhës në klub. Konfirmojmë kompletimin e transferimit të Celanit nga klubi Rumun SSU Politehnica Timișoara. Mirë se vjen Fatjon!”, thuhet në njoftimin e klubit.
Celani ka bërë karrierë në Gjermani dhe Holandë me klube të nivelit më të dobët si Memmingen, Koblenz, Augsburg II, Steinbach dhe Neustrelitz. /Telegrafi/