KB Prishtina ka njoftuar se ka rikthyer në skuadër basketbollistin Fahro Alihodzic.
Alihodzic është rikthyer në shtëpinë e Kampionëve pasi fatkeqësisht vitin e kaluar në fillim të sezonit pati një lëndim dhe nuk e pati fatin që të paraqitet në klubin bardhë e kaltër.
Qendra 208 cnentimetra i gjatë, njihet për lojë fizike nën kosh, ku arma e tij më e fortë është mbrojtja, e cila do t’i jep mjaft siguri ekipit.
Alihodzic ka qenë pjesë e disa ekipeve, duke filluar nga Amerika, ku ishte pjesë e disa kolegjeve si, Fordham, Southeastern Iowa CC, si dhe UAB. Në kolegje pati paraqitje mjaft të mira. Karrierën si profesionist e nisi në Hungari tek dy herë kampioni, Kaposvari.
Shumicën e karrierës së tij e kaloi në Greqi tek skuadrat Rethymno, Promitheas Patras e Panionis. Një edicion luajti edhe në Estudiantes Concordias të Argjentinës, kurse së fundi mbrojti ngjyrat e skuadrës nga Superliga e Belgjikës, Leuven Bears.