Lojtari me prejardhje boshnjake, që mbron ngjyrat e Britanisë së Madhe, Fahro Alihodzic është prurja e re e Prishtinës.
Qendra 208 cm i gjatë, njihet për lojë fizike nën kosh, ku arma e tij më e fortë është mbrojtja, e cila do t’i jep mjaft siguri ekipit prishtinas.
Alihodzic ka qenë pjesë e disa ekipeve, duke filluar nga Amerika, ku ishte pjesë e disa kolegjeve si, Fordham, Southeastern Iowa CC, si dhe UAB.
Në kolegje pati paraqitje mjaft të mira.
Karrierën si profesionist e nisi në Hungari tek dyherë kampioni, Kaposvari.
Shumicën e karrierës së tij e kaloi në Greqi tek skuadrat Rethymno, Promitheas Patras e Panionis.
Një edicion luajti edhe në Estudiantes Concordias të Argjentinës, kurse së fundi mbrojti ngjyrat e skuadrës nga Superliga e Belgjikës, Leuven Bears.
“Ëelcome to the home of Champions, Fahro Alihodzic”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas. /Telegrafi/