Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e talentit portugez, Fabio Carvalho nga Fulhami.
Reds kanë prezantuar sot përforcimin e tyre më të ri, me anë të faqeve të tyre zyrtare në rrjetet sociale.
“Fabio Carvalho është prezantuar sot zyrtarisht si lojtar i Liverpoolit pasi përfundoi lëvizjen e tij në Qendrën Stërvitore AXA”.
“Portugezi U21 u bashkua me Reds më 1 korrik pas një sezoni përparimtar 2021/22, gjatë së cilës ai ishte një figurë kyçe në promovimin e Fulhamit përsëri në ligën më të mirë”, thuhet në njoftim.
Look who’s arrived, Reds 👀 pic.twitter.com/Qw2JDUnBaP
— Liverpool FC (@LFC) July 3, 2022
Carvalho kontribuoi me 10 gola dhe tetë asistime teksa Cottagers fituan titullin në Championship sezonin e kaluar.
Transferimi i tij thuhet se i ka kushtuar Reds rreth 10 milionë euro, ndërsa lojtari do ta bart fanellën me numër 28.
Kështu, 19-vjeçari bashkohet me Darwin Nunez dhe Calvin Ramsay për të forcuar skuadrën e Jurgen Klopp këtë verë. /Telegrafi/
Fabio Carvalho has officially completed his move to #LFC 😍
— Liverpool FC (@LFC) July 3, 2022
🔴 𝗖𝗔𝗥𝗩𝗔𝗟𝗛𝗢 𝟮𝟴 🔴
— Liverpool FC (@LFC) July 3, 2022