Patrice Evra i është bashkuar West Ham Unitedit si lojtar i lirë.
Kjo tre muaj pasi u largua nga Marseille pas aksidentit që mbrojtësi francez kishte me një tifoz të ish-klubit të tij.
Lojtari ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit dhe kështu rikthehet edhe një herë për të punuar me trajnerin David Moyes, me të cilin kishte punuar edhe te Manchester Unitedi në sezonin 2013/14.
36-vjeçari u rikthyer në ligën ku u bë i famshëm, vlen të theksohet se me Man Utd ai ka fituar pesë tituj.
Ai ka luajtur edhe për Juventusin dhe aty tregoi sukses duke fituar pesë tituj.
Evra ka luajtur edhe për klube të njohura si Nice e Monaco.
Për Përfaqësuesen e Francës ai është paraqitur në 81 ndeshje, por nuk ka arritur të shënojë ndonjë gol. /Telegrafi/
We love this game! #ForEvraBlowingBubbles pic.twitter.com/UugpXaL6um
— West Ham United (@WestHam) February 7, 2018