Davy Klaassen është futbollisti më i ri i Evrtonit.
Mesfushori holandez ka pasur një sezon fantastik me Ajaxin këtë sezon, duke u bërë cak i shumë skuadrave evropiane, sidomos atyre angleze.
Megjithatë, janë Evertoni ata të cilët kanë arritur t’i sigurojnë shërbimet e tij, duke e kompletuar sot (e enjte) transferimin e tij.
Klaassen është bashkuar me Evertonin në një marrëveshje pesëvjeçare, ndërsa shifra e transferimit thuhet të jetë 27 milionë euro.
Ndryshe, Everton thuhet se është afër edhe të transferimit të anësorit sulmues të Milanit, M’Baye Niang. /Telegrafi/