Ulpiana ka arritur t’i sigurojë shërbimet e anësorit sulmues, Esosa Priestley Irogue.
Ky i fundit ka kaluar nga Drita te Ulpiana si huazim për gjashtë muajt e ardhshëm.
Klubi lipjanas ka mundësi që të vazhdojë kontratën e tij edhe për gjashtë muaj të tjerë.
“KF ULPIANA 1926, arrin marrëveshje me futbollistin Esosa Priestly Irogue (sulmues) i cili vjen nga radhët e FC DRITA, Gjilan”.
“Klubi ka arritur marrëveshje me lojtarin fillimisht për 6 muaj huazim me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit”, thuhet në njoftimin e klubit./Telegrafi/