Telegrafi

Zyrtare: Erlind Mulaj, lojtar i ri i Llapit

Llapi ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e kontratës me talentin 18-vjeçar, Erling Mulaj, i cili vjen nga Istogu.

Pas rinovimit të kontratave me disa nga yjet e ekipit dhe transferimin e Blendi Baftiut dhe Valmir Berishës, Llapi ka vazhduar punën këtë afat kalimtar.

Klubi nga stadiumi Zahir Pajaziti ka konfirmuar transferimin e tretë të verës. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor 18-vjeçar, Erlind Mulaj.

Lexo po ashtu Muhamet Hyseni drejt Danimarkës, Zhdrella konfirmon tri ofertat dhe ia lë në dorë sulmuesit zgjedhjen

“Klubi Futbollistik Llapi me kënaqësi njofton se ka finalizuar transferimin e talentit të ri, Erlind Mulaj. Ai ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin tonë”.

“Erlind Mulaj, 18 vjeç, është sulmues i krahut të majtë i cili ka shkëlqyer me aftësitë e tij në fushën e lojës. Duke filluar karrierën e tij te FC Istogu, ai ka debutuar në ekipin e parë që në moshën 16 vjeçare dhe ka kontribuar me 3 gola të realizuar”.

“Statistikat e tij impresionuese përfshijnë 43 gola dhe 32 asistime në U-19 të FC Istogu gjatë dy sezoneve me ekipin, një sezon në Ligën e Parë dhe së fundmi në Superligë”.

“Transferimi i Erlind Mulaj është një hap i rëndësishëm për KF Llapin në përpjekjet tona për të forcuar ekipin tonë dhe për të zhvilluar talentë të rinj në fushën e futbollit”, thuhet në njoftimin e Llapit. /Telegrafi/