Telegrafi

Zyrtare: Eris Abedini rikthehet te Winterthur

Eris Abedini është rikthyer edhe zyrtarisht te Winterthur.

Lojtari shqiptar ishte transferuar te skuadra nga liga e dytë e Zvicrës në vitin 2019 nga Lugano në formë huazimi në afatin e janarit.

Por, Abedini më pas ishte rikthyer te Lugano, për të kaluar më pas te Wil 1900, më pas te Granda, për të përfunduar te Chiasso.

Mesfushori defanziv tani i është bashkuar Winterthurit, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.

Abedini do të luajë me skuadrën zvicerane në Challenge League (D2), duke shpresuar që në të ardhmen e afërt të kalojë në elitën e futbollit zviceran.

Mesfushori luan aktualisht për grupmoshat U21 të Kosovës, e që një formë e lartë e tij, mund t’i sigurojë edhe një vend në ekipin e parë të Dardanëve. /Telegrafi/