Telegrafi

Zyrtare: Eriksen kthehet në Ligën Premier, nënshkruan për Brentfordin

Christian Eriksen është rikthyer në Ligën Premier pas dy viteve të kaluara te Interi.

Mesfushori danez ka shkëputur kontratën me Neroazzurët pasi nuk kishte drejtë loje në Serie A shkak i problemeve me zemrën.

Por vetëm disa javë pasi shkëputi kontratën me kampionët në fuqi të Italisë, Eriksen është bërë me skuadër të re.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Reprezentuesi danez karrierën do ta vazhdoj në Ligën Premier, ku është lojtari më i ri i Brentfordit.

29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me Brentford me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Eriksen kështu bashkohet me trajnerin Thomas Frank të cilin e kishte edhe kur luante për Danimarkën U17.

Për mesfushorin danez është rikthim në Ligën Premier, pasi kishte kaluar shtatë vite te Tottenham Hotspur, nga 2013 deri më 2020. /Telegrafi/