Telegrafi

Zyrtare: Erijon Thaçi i bashkohet Llapit

Klubet e Superligës së Kosovës në futboll po vazhdojnë të përforcojnë radhët e veta.

Një ndër më aktivitet në këtë afat kalimtar të verës është skuadra e Llapit, e cila ka blerë edhe dy lojtarë.

Kështu së paku ka bërë të ditur skuadra llapjane përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Facebook.

Mesfushori Erijon Thaç,i cili së fundmi ishte pjesë e KF Onix-ut, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin e Podujevës.

“Erijon Thaqi, 23 vjeç, i lindur më 19.12.1995 vjen nga KF Onix. Pozita e tij është mesfushor i majtë, teksa nga sot edhe zyrtarisht për 3 vite do i mbroj ngjyrat e klubit bardhekaltër të KF Llapit”, shkruan në njoftimin e klubit.

Theksojmë se Llapi sezonin e kaluar ka përfunduar në pozitën e tretë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. /Telegrafi/