Telegrafi

Zyrtare: Eric Garcia i bashkohet Barcelonës, klauzola e lojtarit është e ‘çmendur’

Barcelona ka konfirmuar se ka transferuar zyrtarisht Eric Garcian.

Pas Sergio Agueros që u prezantua dje (e hënë), tani skuadra katalunase ka prezantuar edhe mbrojtësin.

“FC Barcelona dhe Eric Garcia kanë arritur një marrëveshje që lojtari të bashkohet me klubin nga 1 korriku kur kontrata e tij me Manchester City përfundon. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit 2025/26 dhe klauzola e tij e blerjes përcaktohet në 400 milionë euro”, thuhet fillimisht në komunikatë.

“Eric Garcia do të paraqitet sot, e martë, si një lojtar i Barçës me orarin e mëposhtëm:

“Në 1.15 pasdite, nënshkrimi i kontratës në suitën President Suñol në një ngjarje private”.

“Në orën 2.00 pasdite, sesioni fotografik në fushë në Camp Nou”.

“Në orën 2.30 pasdite, prezantimi dhe konferenca pasuese për shtyp në Auditori 1899”, thuhet më tej. /Telegrafi/