Gjilani ka prezantuar Endri Reçin si përforcimin e ri të skuadrës, me mbrojtësin 24-vjeçar ka nënshkruar një kontratë deri në verën e 2026.
Reçi, i cili më parë luante për Teutën e Durrësit, është një lojtar që mund të luajë si mbrojtës dhe në krah.
Ai tashmë është bashkuar me ekipin në kampin e përgatitor në Antalia, Turqi.
“Endri Reçi është një përforcim për repartin e mbrojtjes dhe tashmë po përgatitet me ekipin në Turqi”, njoftoi Gjilani nw faqen zyrtare.
Reçi ka luajtur më parë për Dinamo Tirana, Kukësi, Besa, Pogradeci dhe Kastrioti, duke sjellë eksperiencë dhe fleksibilitet në skuadrën e Gjilanit.
Gjilani ka siguruar edhe lojtarë të tjerë si Matheus Alisson, Almir Aganspahiq dhe Shqiprim Taipi, duke treguar qëllimin për një gjysmësezon më të fuqishëm.
Me këto përforcime, Gjilani synon të përmirësojë performancën dhe të luftojë për vendet e larta në kampionat. /Telegrafi/