Telegrafi

Zyrtare: Emre Can kompleton kalimin te Dortmundi

Emre Can edhe zyrtarisht i është bashkuar Borussia Dortmundit.

Klubi gjerman përmes faqeve të tyre në rrjetet sociale ka njoftuar se e kompletoi transferimin e lojtarit në formë huazimin me obligim për ta blerë në fund të sezonit.

Emre Can u transferua te Juventusi si lojtar i lirë nga Liverpooli, mirëpo nuk arriti ta gjente vetën.

Kështu, në këtë afat mesfushori vendosi të kalonte te ‘Milionerët’ për një shumë rreth 26 milionë euro.

Can nuk kishte hapësirë te Zonja e Vjetër nga arritja e Adrien Rabiot dhe Aaron Ramseyt, e që vendosi të transferohej te Dortmundi. /Telegrafi/