Telegrafi

Zyrtare: Emre Can ka shënuar golin e vitit në Angli (Video)

Liga Premier ka zgjedhur edhe golin më të mirë të sezonit 2016/17.

Emre Can, mesfushori me tipare sulmuese i Liverpoolit, ka shënuar golin më të bukur në sezonin që e lamë pas.

Ky i fundi realizoi një gol me gërshërë kundër skuadrës së Valon Behramit, Watfordit, transmeton Telegrafi.

Futbollisti turko-gjerman ka lënë pas mesfushorin e Manchester United, Henrikh Mkhitaryan dhe sulmuesin e Arsenalit, Oliver Giroud.

Theksojmë se Can e shënoi këtë gol të bukur në fitoren minimale ndaj Watfordit me rezultat 1-0. /Telegrafi/