Liga Premier ka zgjedhur edhe golin më të mirë të sezonit 2016/17.
Emre Can, mesfushori me tipare sulmuese i Liverpoolit, ka shënuar golin më të bukur në sezonin që e lamë pas.
Ky i fundi realizoi një gol me gërshërë kundër skuadrës së Valon Behramit, Watfordit, transmeton Telegrafi.
Futbollisti turko-gjerman ka lënë pas mesfushorin e Manchester United, Henrikh Mkhitaryan dhe sulmuesin e Arsenalit, Oliver Giroud.
Theksojmë se Can e shënoi këtë gol të bukur në fitoren minimale ndaj Watfordit me rezultat 1-0. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=PVtugcrnM38