Site icon Telegrafi

Zyrtare: Emir Sahiti nënshkruan për katër vite me Hajdukun e Splitit

Talenti prishtinas 19-vjeçar që luan me ekipin e shpresave të Shqipërisë, Emir Sahiti ka bërë hapin e madh në karrierë, duke nënshkruar kontratë profesionale për katër vite me Hajdukun e Splitit.

19-vjeçari në vitin e fundit ishte pjesë e skuadrës së dytë të Hajduk Split ku luajti si i huazuar nga ekipi maqedonas, Rabotnicki.

Sahiti e ka filluar karrierën e tij në Kosovë, ku u aktivizua me të rinjtë e skuadrës së Prishtinës, ku ishte shumë i suksesshëm.

Talenti i tij u spikat nga Rabotnicki në Maqedoni, ku ai debutoi që në moshën 17-vjeçare.

Lajmin për kalimin në skuadrën e Hajduk Split, Sahiti e ka njoftuar edhe përmes rrjeteve të tij sociale, ku është shprehur shumë i lumtur për këtë aventurë të re.

Emir Sahiti ka luajtur edhe me kombëtaren U-19 të Shqipërisë.

Në eliminatoret e fundit ai ishte pjesë e grupit të ekipit “Shpresa” nën drejtimin e teknikut Alban Bushi.

Ai luan në pozicionin e sulmuesit, por mund të luajë edhe në mesfushë. Sahiti shquhet për teknikë të mirë, por ka edhe nuhatje para portës. /Telegrafi/

Exit mobile version