Chelsea e ka zyrtarizuar ardhjen e Emerson Palmieri në orët e vonona të mbrëmjes, duke e transferuar nga Roma.
Mbrojtësi 23-vjeçar ka nënshkruar për katër vite e gjysmë, ndërsa do ta bartë fanellën me numrin 33.
Flitet se transferimi është kompletuar për shifrën e 20 milionë eurove dhe 6 milionë euro bonuse.
“Kam ardhur këtu pasi është një klub i madh me një histori të madhe. Kur e vesha fanellën e pash se çfarë ndjesie e madhe është të jesh në një klub kaq të madh”.
“Futbollin anglez e përcjell që në moshën 15 vjeçare. Zhvillohet një lojë shumë e bukur dhe më e bukur do të jetë kur do të luaj këtu”, ka thënë Emerson në prezantim.
Edhe drejtorja e Chelseat, Marina Granovskaia, është shprehur e lumtur që kanë nënshkruar me një lojtar të talentuar si Emerson.
“Jemi të entuziazmuar dhe i urojmë mirëseardhje në klub Emersonit. Ai është i ri dhe i talentuar”. /Telegrafi/
.@EmersonPalmieri is a Blue!
Full story 👉 https://t.co/a8VTRAXsQj#WelcomeEmerson pic.twitter.com/AcVjRg5DOC
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 30, 2018