Telegrafi

Zyrtare: Elvis Prençi vazhdon me Llapin

Qendërmbrojtësi nga Shqipëria,  Elvis Prençi ka nënshkruar edhe për një vit me Llapin.

Mbrojtësi i ardhur në janar, Elvis Prençi ka pasur paraqitje shumë të mira në edicionin pranveror dhe kjo e ka bindur kryesinë e klubit që të vazhdojë me të.

“Edhe pse në drejtim të tij kishte shumë oferta, Elvisi zgjodhi Llapin dhe është i gatshëm të vazhdojë t’i jap stabilitetin mbrojtjes edhe për edicionin e ri”.

“Prençi në sezonin e fundit me Llapin ka zhvilluar 15 ndeshje si titullar i padiskutueshëm, teksa ka realizuar edhe një gol”, thuhet në njoftimin e klubit.

Llapi pritet që të bëjë edhe zyrtarizime të reja. /Telegrafi/