Qendërmbrojtësi nga Shqipëria, Elvis Prençi ka nënshkruar edhe për një vit me Llapin.
Mbrojtësi i ardhur në janar, Elvis Prençi ka pasur paraqitje shumë të mira në edicionin pranveror dhe kjo e ka bindur kryesinë e klubit që të vazhdojë me të.
“Edhe pse në drejtim të tij kishte shumë oferta, Elvisi zgjodhi Llapin dhe është i gatshëm të vazhdojë t’i jap stabilitetin mbrojtjes edhe për edicionin e ri”.
“Prençi në sezonin e fundit me Llapin ka zhvilluar 15 ndeshje si titullar i padiskutueshëm, teksa ka realizuar edhe një gol”, thuhet në njoftimin e klubit.
Llapi pritet që të bëjë edhe zyrtarizime të reja. /Telegrafi/